Komuna rregullon rrugën e dëmtuar "Gjon Sereqi" në Prishtinë

PrishtinëPostuar: 09:54 / 29.05.2018

Komuna e Prishtinës njofton se ka rregulluar rrugën "Gjon Sereqi" në kryeqytet e cila ishte dëmtuar.

"Zgjidhet edhe një problem i rrugës "Gjon Sereqi", bazuar në kërkesat e qytetarëve përmes Platformës Digjitale".

"Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave është duke u angazhuar që t'i minimizojë problemet e infrastrukturës rrugore në çdo pjesë të Prishtinës", thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /InfoKomuna/