Krasniqi: Kandidatët e Nismës, njerëz që përçojnë vlera

PrishtinëPostuar: 13:55 / 24.09.2017

Themeluesi i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, u është drejtuar kandidatëve të Nismës për kryetarë komunash duke u thënë se ata po i priste shteti i Kosovës dhe kombi shqiptar prej vitesh.

Në një tubim elektoral që po mbahet në Prishtinë, Krasniqi tha se 2017 është viti ku duhet të bëhet prerja e madhe me keqpërdorimet e të kaluarës, njofton Klan Kosova.

“Ju dëshirojmë sukses dhe urime të gjithëve. Të gjithë ju që garoni në këto zgjedhje, duhet të jeni krenar për parimet dhe vlerat social demokrate. Shteti ynë, kombi ynë kanë vite që janë në pritje për ju. Për vlerat dhe parimet social demokrate, për njerëz që i përçojnë këto vlera. Ju kandidatë për kryetarë komunash e asamble komunale, kudo që të jeni duhet të veçoheni me punë”, tha Krasniqi.