"Prishtina e Re, do t'i jep fund kaosit urban në kryeqytet"

PrishtinëPostuar: 16:28 / 03.07.2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti kanë nënshkruar sot memorandumin për projektin "Prishtina e Re".

Kryeministri Haradinaj ka theksuar se me projektin "Prishtina e Re" do t'i jepet kahje e re infrastrukturore dhe zhvillimore kryeqytetit. 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka theksuar se me projektin "Prishtina e Re" do t'i jepet fund kaosit urban dhe vendosë një rend të ri funksional në kryeqytet.

Postimi i plotë i kryeministrit Haradinaj:

“Prishtina e Re” - historia e re për qytetarët e Prishtinës!

Fillimi i projektit “Prishtina e Re” është veprimi i radhës, pas Ligjit për Prishtinën, Unazën e Qytetit, Sallën Koncertale e Pallatin e Rinisë, më i rëndësishëm, në të cilin është angazhuar Qeveria e vendit, për zhvillimin e kryeqytetit metropol, çfarë edhe e meritojnë qytetarët tanë.

Nënshkrimi për “Prishtinën e Re”, që do të hyjë në histori, është veprimi më i guximshëm për t’i dhënë kahje të re infrastrukturore dhe zhvillimore kryeqytetit.

Një ide e dy dekadave më parë, nisi sot jetësimin me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Prishtinës, si projekt me interes për institucionet e vendit dhe qytetarët, që i jep fund kaosit urban dhe vendosë një rend të ri funksional në kryeqytet.

Investime të huaja direkte, punësim të mijëra punëtorëve, rritje ekonomike, planifikim modern dhe mbikëqyrje institucionale, pa kosto publike, janë disa nga benefitet e këtij projekti të guximshëm dhe të nevojshëm për Prishtinën!
" /InfoKomuna/