Prishtina nis projektin "Shujta të ngrohta për personat në nevojë"

PrishtinëPostuar: 14:37 / 14.01.2019

Komuna e Prishtinës ka nisur të realizojë projektin "Shujta të ngrohta për njerëzit në nevojë". Kuzhina popullore do të jetë me orar të rregullt çdo ditë të javës nëpër lagje në kryeqytet.

"Shujta të ngrohta për personat në nevojë, është një nga zotimet e Shpend Ahmetit në fushatën e vitit 2017, i cili u realizua. Ky projekt ka për qëllim rritjen e solidaritet mes qytetarëve të Prishtinës, barazinë dhe mirëqenien", thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinë, përcjell InfoKomuna.

"Sonte në ora 18:00, Kuzhina Popullore do të jetë në shkollën 'Xhemajl Mustafa' në Dardani, ku bashkë me shumë vullnetarë do t’iu shërbejmë ushqim atyre qytetarëve me kushte të rënda sociale", thuhet në njoftim.

Kuzhina Popullore me orar të rregullt, sipas kalendarit të mëposhtëm:

Të hënën në Dardani
Ora 18:00, shkolla “Xhemail Mustafa”

Të martën në Kodër të Trimave
Ora 18:00, shkolla “Zenel Hajdini”

Të mërkurën në Dodonë
Ora 18:00, shkolla “Elena Gjika”

Të enjten në Kolovicë
Ora 18:00, shkolla “Xhavit Ahmeti”

Të premten në Kodër të Diellit
Ora 18:00, shkolla “Iliria”

Të shtunën në Hajvali
Ora 18:00, shkolla “Shkëndija”

Të dielën në Medrese
Ora 18:00, shkolla “Emin Duraku”. /InfoKomuna/
 

KamenicëKomente: 0 Kuvendi Komunal i Kamenicës mbanë mbledhje të jashtëzakonshme 12:34 / 08.05.2024 Kuvendi Komunal i Kamenicës, ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme, të cilën e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin: Nënkryetari Faton Jakupi, disa nga asambleistët, media dhe OJQ.
LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.