Prishtina ofron përkrahje për shoqatat "Down Syndrome Kosova" dhe "Autizmi"
Komuna e Prishtinës nënshkroi sot Memorandum Mirëkuptimi me Shoqatën Down Syndrome Kosovë dhe Shoqatën e Autizmit.
Obligimet që dalin nga ky Memorandum mund ti gjeni në tekstin e mëposhtëm, kurse Memorandumin e plotë e gjeni të bashkëngjitur.
1. Komuna e Prishtinës do të angazhohet për:
1.1.Caktimin e lokacionit për ndërtimin e Qendrës për trajtimin e personave me sindormën Down dhe Autizëm .
1.2.Sigurimin e një pjese të mjeteve financiare për ndërtimin e Qendrës, e cila do të caktohet në Kontratën e bashkëfinancimit.
1.3. Ndërtimi i Qendrës me parimin çelsat në dorë në bazë të projektit për të cilin duhet të merret edhe pëlqimi i Shoqatave.
1.4. Prezantimi i shpenzimeve të bëra gjatë ndërtimit të qendrës tek Shoqatat.
2. Shoqatat do të angazhohen që:
1.1.Mjetet financiare të grumbulluara nga Shoqatat në emër të ndihmave për ndërtimin e Qendrës, të derdhen në llogari të Komunës së Prishtinës me destinim ekskluziv për ndërtimin e Qendrës së lartëcekur.
1.2.Të gjitha marrëveshjet eventuale në mes të Shoqatave dhe Kompanive e të cilat janë në funksion të kryerjes së punëve në dobi të Qendrës do ti prezentohen Komunës.
1.3.Shërbimet që ju kanë ofruar shoqatave për ndërtimin e qendrës do të jenë në dispozicion për ndërtimin e Qendrës, shërbime këto që do të ndikojnë në uljen e kostos së ndërtimit.