Taksive të qyteteve tjera u ndalohet operimi në Prishtinë

PrishtinëPostuar: 16:20 / 16.04.2019

Komuna e Prishtinës përkatësisht drejtoria e Inspekcionit po vazhdon me ndërmarrjen e hapave për ndalimin e operimit të taksive ilegale në kryeqytet.

Nga sot është marrë vendim se kompanitë e taksive për transportimin e qytetarëve të cilat nuk janë të regjistruara dhe të licencuara nga Komuna e Prishtinës, nuk do të mund të operojnë më brenda qytetit.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i Inspekcionit të Prishtinës, Adonis Tahiri.

“Lejen për taksi në Obiliq, e shërbimin në Prishtinë, jo më”, ka shkruar shkurt Tahiri.