Busti i Skënderbeut dhe shtatorja e Adem Jasharit të papërfshira në buxhetin e Prizrenit

PrizrenPostuar: 11:31 / 13.03.2019

Organet komunale të Prizrenit në Planin e prokurimit për vitin 2019 kanë listuar projektin për ndërtimin e memorialit të Ekrem Rexhës – komandant Drinit, ndërkohë që projektet për ndërtimin e bustit të Skënderbeut dhe shtatores së Adem Jasharit nuk figurojnë në të.

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka theksuar se busti i Skënderbeut do të duhej të vendosej në Prizren shumë më herët, pasi që i begaton vlerat historike dhe kulturore të qytetit të vjetër, shkruan sot Koha Ditore.

“Edhe pse nuk jam shumë adhurues i busteve e shtatoreve, sepse mendoj që në periudhën e pasluftës, sheshet e qytetet janë stërngarkuar me to, pa ju parapri me debat të hapur për të përmbajtur vlera kulturore, historike e arkitekturale që duhet të prezantojë një bust, shtatore apo monument, megjithatë mendoj se busti i Gjergj Kastritotit- Skënderbeut në Prizren, si qyteti i dytë në Kosovë, do të duhej të ndodhte shumë më herët se në kohën kur po flasim. Busti i Skënderbeut në Prizren do të begatojë vlerat historike e kulturore të qytetit tonë”, ka thënë Kryeziu.

Për këtë arsye konsideron se organet komunale nuk duhet ta zvarrisin procesin e vendosjes së bustit të Skënderbeut në qytetin e Prizrenit.

ShtimeKomente: 0 Shtime, nisin punimet në deponinë e mbeturinave inerte 10:50 / 25.03.2019 Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Halil Halili, ka njoftuar qytetarët e komunës së Shtimes për shfrytëzimin e Lokacionit për hedhjen e mbeturinave Inerte sipas vendimit të miratuar nga Kuvendi i Komunës, në Zonën Kadastrale - Belinc.
DeçanKomente: 0 Nis rrënimi i lokaleve në qendër të qytetit të Deçani (Foto) 12:41 / 25.03.2019 Bazuar në planin rregullues të qytetit, komuna e Deçanit njofton se është duke ber përpjekje që të zbatojë në përpikëri ketë plan rregullues duke ju krijuar kushte më të mira qytetarëve të Komunës së Deçanit.