Fshati nga Kosova që ka vetëm dy banorë

PrizrenPostuar: 16:24 / 03.02.2021

Vetëm 15 kilometra larg nga qyteti i Prizrenit gjendet fshati Lez që dikur kishte rreth 400 banorë, por që sot jetojnë vetëm dy banorë.

Tash e 20 vite, shtëpia e Batjar dhe Xhylnaze Berishës është e vetmja banuar në gjithë fshatin.

Bagëtitë dhe punët e shtëpisë janë ato me të cilat e moshuara e kalon një ditë të zakonshme.

Por, rutina ditore e saj ishte krejt ndryshe dy dekada më parë.

“Kemi punu, por për kurgjë s’jemi anku. S’kemi pas as dhimbje, as s’jemi shku për mjek”, thotë ajo.

Por, punët e fshatit cdo ditë po rëndohen për 64-vjeçaren nga Lezi.

Çifti Berisha rrallëherë e frekuentojnë qytetin. Ata kujdesen vetë për sigurimin e ushqimit.

Bashkëshortin e saj, orët e vona e sjellin në shtëpi, meqenëse gjatë gjithë ditës kujdeset për bagëtitë e tij.

Shtëpia e tyre në më pak se 30 m2 është e gjitha që i rrethon në orët e vona të natës./Botasot.info/