Inspektorati në Prizren konfiskon mish në tregun e veturave (Foto)

PrizrenPostuar: 11:33 / 29.03.2018

Pas kërkesës së parashtruar nga një kompani vendore, Drejtoria e Inspektoratit në bashkëpunim me inspektorët e ATK-së, dje kanë asgjësuar artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe produkte të përdorimit të përgjithshëm me afat të skaduar të përdorimit, raporton InfoKomuna.

Vlera totale e produkteve që janë asgjësuar, është 14.152,00 euro.

Gjatë aksionit për konfiskimin e produkteve të mishit të prishur, Inspektorët Komunal kanë konfiskuar një sasi të mishit në tregun e veturave.

"Ftoj qytetarët të na lajmërojnë për raste të produkteve me afat të skaduar, duke thirrur në numrin 0800 19 200". /InfoKomuna/