Përmbarimi ia merr Komunës së Prizrenit edhe 200 mijë euro

PrizrenPostuar: 10:10 / 28.03.2018

Tërheqja e mjeteve nga buxheti komunal i Prizrenit me përmbarues. përkatësisht vendime gjyqësore, lidhur me obligimet e papaguara për punët e kryera nga operatorët ekonomikë, ka vazhduar edhe në dy javët e fundit.

Në bazë të të dhënave tabelare të prezantuara nga kabineti i kryetarit, Mytaher Haskuka, del se në dy javët e fundit nga buxheti i Komunës janë tërhequr rreth 200 mijë euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në saje të këtyre vendimeve të fundit, më së shumti është “goditur” Drejtoria e Shërbimeve Publike, e cila ka mbetur pa afro 140 mijë euro, mjete të planifikuara për investime kapitale.