Prizren: Vdes në QKUK e aksidentuara e ditëve më parë

PrizrenPostuar: 13:37 / 15.03.2021

E aksidentuara e ditëve më parë në Prizren ka vdekur gjatë ditës së djeshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ka njoftuar Policia .

Viktima nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të rënda që pësoi në aksidentin e 3 marsit, duke ndërruar jetë pas 11 ditëve.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë./Koha.net/