Prizreni me 44 milionë euro buxhet për vitin 2018

PrizrenPostuar: 10:55 / 08.09.2017

Në seancën e kuvendit të komunës, anëtarët e partive te ndryshme dhanë propozimet, sugjerimet dhe rekomandimet, për projekt buxhetin e viteve 2018 -2020.

Uji i pijes ka dominuar në kërkesat e kuvendarëve, ndërsa vërejtjet kryesore u dhanë për kodet buxhetore të cilat nuk përcaktojnë saktësisht ndarjen e mjeteve.

Drejtori i Drejtorisë së Financave ,Ertan Simitçi, i njoftoi kuvendarët se buxheti i Prizrenit për vitin 2018 do të jetë mbi 44 milionë euro, nga të cilat mbi 36 milionë janë nga granti qeveritar ndërsa mbi 8 milionë parashihen të hyra vetjake.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal Kujtim Gashi ka kërkuar nga drejtorët që me vëmendje t’i përcjellin shqetësimet e kuvendarëve.Projektbuxheti për vitet 2018-2020 pritet të votohet mbledhjen e radhës të enjten e ardhshme./InfoKomuna/