Prizreni nis projektin për emërtimin e rrugëve

PrizrenPostuar: 15:43 / 29.11.2018

Nga dje ka filluar implementimi i projektit për emërtimin e rrugëve në komunën e Prizrenit. Ky projekt është zvarritur për dy vjet me radhë, për ta lënë Komunën e Prizrenit si qyteti i fundit në Kosovë që ende nuk i ka të shënjuara rrugët.

Pas kompletimit të procedurave të nevojshme, sipas planit dinamik projekti parashihet të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm.

Projekti ka fillua me rrugën "Adem Jashari", pikërisht më 28 nëntor, në ditëlindjen e tij.

Emërtimi i rrugëve të komunës, përveç se ndihmon në organizimin e qytetit është edhe njëri ndër kushtet për liberalizim të vizave të kërkuara nga BE. /InfoKomuna/