QMF 1 në Prizren bëhet me Njësi Diabetike

PrizrenPostuar: 14:47 / 15.04.2019

Në vazhdën e riorganizimit të njësive shëndetësore për të ofruar shërbime më kualitative, tanimë Qendra e Mjekësisë Familjare 1 ka Njësinë e saj Diabetike.

Hapja e kësaj njësie u bë sot, me pjesëmarrjen e nënkryetares për Komunitete, Memnuna Ajdini, drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu dhe stafit menaxherial të QKMF-së.

Drejtori Visar Shehu në një fjalë rasti njoftoi se një shërbim i tillë më parë është ofruar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, por që kushtet në të cilat është ofruar shërbimi nuk kanë qenë ashtu siç duhen.

Tanimë, drejtori Shehu tha se kjo njësi do t’i plotësojë të gjitha kushtet për të ofruar shërbime sa më të mira për qytetarë. /InfoKomuna/

MalishevëKomente: 0 KEDS-i pritet të investoi këtë vit në gjashtë fshatra të Malishevës 13:28 / 16.04.2019 Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot zhvilloi një takim pune me kryeshefin ekzekutiv të KEDS-it, Alper Erbas dhe ekipin e tij, Avni S. Alidemaj, këshilltar ekzekutiv në marrëdhëniet qeveritare si dhe u.d. i drejtorit të Distriktit të Gjakovës, Kreshnik Sokoli.
GllogocKomente: 0 Mbretëria e Bashkuar dhuron kompjuterë për dy shkolla të mesme në Drenas 11:11 / 16.04.2019 Dy shkollat e mesme të Komunës së Drenasit, përkatësisht Shkolla e Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” dhe Gjimnazi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, kanë pranuar kompjuterë për nxënës, donacion ky nga Mbretëria e Bashkuar përmes organizatës IPEDU.