Rritet numri i realizimit të mamografive në Prizren

PrizrenPostuar: 13:17 / 15.03.2019

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit njofton se ka realizuar projekte të ndryshme për zbulimin e kancerit të gjirit, i cili paraqet llojin më të përhapur të kësaj sëmundjeje te gratë, e po ashtu mund të paraqitet edhe te meshkujt.

Siç thuhet në njoftim, mamografia është mënyra kryesore e cila mund të përdoret në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

"Duke e ditur këtë, në krahasim me dy muajt e parë të vitit të kaluar, gjatë dy muajve të parë të këtij viti në njësinë radiologjike në Qendrën e Mjekësisë Familjare janë kryer 126 mamografi, duke rritur kështu numrin e mamografive të kryera për 260% në krahasim me dy muajt e parë të vitit të kaluar (35 mamografi të kryera)".

"Kurse edhe shërbimi i ofruar për kryerjen e Ultrazërit (Echo) të gjirit, i cili është një lloj tjetër i kontrollimit të gjirit, e padëmshme për pacientë, por me vlera të çmueshme për detektimin e kancerit te gjirit, është rritur për 80%.Gjatë dy muajve të parë të vitit të kaluar janë kryer 105 Echo, kurse në dy muajt e parë të këtij viti ky numër është rritur në 191", thuhet në njoftim.

Për më tepër theksohet se Drejtoria e Shëndetësisë do të vazhdojë me realizimin e projekteve të shumta, me qëllim që t’ia kthejë qytetarëve besimin ndaj institucioneve shëndetësore në nivelin komunal, ndërkaq njofton të gjithë qytetarët që shërbimi i radiologjisë që realizon Ultrazërin e Gjirit dhe Mamografinë punon edhe gjatë ditës së shtunë. /InfoKomuna/

KamenicëKomente: 0 Kuvendi Komunal i Kamenicës mbanë mbledhje të jashtëzakonshme 12:34 / 08.05.2024 Kuvendi Komunal i Kamenicës, ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme, të cilën e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin: Nënkryetari Faton Jakupi, disa nga asambleistët, media dhe OJQ.
PrishtinëKomente: 0 Sot, parkingjet e hapura në Kryeqytet pa pagesë 11:14 / 09.05.2024 Prishtina Parking, njofton të gjithë qytetarët, se sot me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës, të gjitha parkingjet e hapura në Kryeqytet do të jenë pa pagesë.