Tri lagje të Prizrenit sigurojnë 24 orë ujë

PrizrenPostuar: 10:46 / 09.11.2017

Kryetari i komunës Ramadan Muja dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, përuruan fillimin e punimeve në rregullimin e ujësjellësit të ri për lagjen “Dardania”, “11 Marsi” dhe “2 Korriku".

"Sot është një ditë e veçantë pasi që po fillon jetësimi i një projekti tejet të rëndësishëm për furnizimin e plotë me ujë të pijes për tri lagje të mëdha të qytetit pasi që baseni do te ketë sasi të konsiderueshme uji nga burimet e zbuluara që sigurojnë 1 mijë metër kub ujë, projekt ky që do të financohet nga buxheti komunal në shumë prej rreth 430 mijë eurove", tha kryetari Muja.

Kadri Veseli, theksoi se projektet tjera për rritjen e kapaciteteve të ujit do të vijojnë edhe në zonën e Hasit dhe anembanë komunës së Prizrenit, që qytetarët të furnizohen me ujë 24 orë në shtatë ditë të javës.

Projekti pritet të finalizohet brenda një periudhe dy vjeçare! /InfoKomuna/