Pronari i butikut “Charlie” në Prishtinë gjendet i vdekur në banesë e tij

Postuar: 10:11 / 24.07.2019

Biznesmeni nga Prishtina, Fehmi Gashi, është gjetur pa shenja jete nga familjarët në banesën e tij, dje, në orët e paradites. Gashi 42-vjeçar është i njohur për butikun “Charlie”.

Vdekjen e Gashit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Sipas raportit policor, dje, rreth orës 10:50 ai u gjet i vdekur në banesën e tij në lagjen "Dardania" në Prishtinë, ndërsa vdekja është konstatuar në vendin e ngjarjes. Policia thekson po ashtu se ende nuk dihen detaje lidhur me këtë ngjarje.

“Me datë 23.07.2019 rreth orës 10:50h, Prishtinë (L.Dardania) në banesën e tij nga familjarët është gjetur i vdekur personi F.G.,1977, vdekjen e viktimës e ka konstatuar njësia e Urgjencës Prishtinë në vendin e ngjarjes kanë dale njësite e nevojshme policore. Lidhur me veprimet është njoftuar Prokurori kujdestar dhe Njësia e Hetimeve Rajonale”, thuhet në njoftimin e policisë.