QKMF në Lipjan me stacion dezinfektues kundër COVOD-19

LipjanPostuar: 21:51 / 15.04.2020

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot gjatë ditës ka vizituar QKMF-në në Lipjan ku është vendosur në funksion stacioni dezinfektues si masë parandaluese kundër virusit Covid-19.

Kryetari Ahmeti tha se po vazhdojnë masat shtesë preventive, është vendosur ky stacion dezinfektimi si një masë shtesë mbrojtëse për stafin mjekësor dhe të gjithë ata që vizitojnë QKMF-në.

Drejtori Agim Krasniqi , tha se është e mirëseardhur një masë si kjo sepse do të rrisë preventiven për stafin mjekësor dhe të gjithë pacientët që e vizitojnë QKMF-në, po ashtu Kryetari dhe drejtori falënderuan rrobaqepësen Isamete Krasniqi e cila ka dhuruar maska mbrojtëse për stafin e QKMF-së, maska të punuara nga ajo. /InfoKomuna/