Asfaltohet rruga që lidh fshatrat Celinë e Nagavc të Rahovecit

RahovecPostuar: 11:31 / 26.08.2017

Komuna e Rahovecit po vazhdon me realizimin e projekteve kapitale të cilat janë në të mirë të gjithë qytetarëve të saj.

Një projekt i rëndësishëm që është realizuar gjatë ditës së premte është edhe asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Celinë me fshatin Nagavc.

Me asfaltimin e rrugës, janë evituar vështirësitë të cilat i kanë pasur banorët e fshatrave Celinë dhe Nagavc për të lëvizur nëpër këtë rrugë.

Mjetet financiare për asfaltimi i kësaj rruge, janë siguruar nga buxheti i Komunës së Rahovecit, gjatësia e rrugës është mbi 400 metra, kurse gjerësia e rrugës është 5.5 metra. /InfoKomuna/