Bëhet me ndriçim rruga “Gëzim Hamza” në qytetin e Rahovecit

RahovecPostuar: 11:15 / 20.10.2017

Vazhdon ndriçimi i rrugëve të qytetit të Rahovecit. Ndriçimi i rrugëve është duke u bërë përmes projektit “Aplikimi i masave të efiçiencës së energjisë elektrike-Ndriçimit publik në qytetin e Rahovecit”.

Përmes projektit “Aplikimi i masave të efiçiencës së energjisë elektrike-Ndriçimit publik në qytetin e Rahovecit”, kanë përfunduar punimet në ndriçimin e rrugës “Gëzim Hamza”, përcjell InfoKomuna.

Punimet në kuadër të këtij projekti janë duke vazhduar nga semaforët në qytetin e Rahovecit përkatësisht në rrugët "Avdullah Bugari" ku edhe ka përfunduar vendosja e shtyllave të ndriçimit dhe është duke u punuar edhe në rrugën "Mizahir Isma", deri tek rruga e UÇK-së në dalje të Rahovecit. Punimet në realizimin e këtij projekti kanë filluar gjatë këtij viti. /InfoKomuna/