Kryetari inspektoi punimet në ndërtimin e QKMF-Emergjenca në Rahovec

RahovecPostuar: 15:24 / 11.04.2018

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga Fatmir Iska, nënkryetar i Komunës dhe Samir Mustafa, drejtor i DShMS-së dhe Artan Asllani, drejtor i EZhT, kanë vizituar punimet të cilat janë duke u bërë, në ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare-Emergjenca në Rahovec.

Për ecurinë e punimeve të projektit “Ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare-Emergjenca në Rahovec”, zyrtarët komunalë janë informuar më për së afërmi për ecurinë e punimeve nga përgjegjësit e firmës kontraktuese nga ana e komunës, të cilët kanë thënë se ecuria e punimeve është duke shkuar sipas planit dhe deri më tani nuk kanë pasur asnjë problem në ngecjen e punimeve.

Ndërtimi i objekt të ri të QKMF-së, do të lehtësojë punën personelit të cilët pritet të punojnë në këtë objekt, si dhe do të ndikojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët të cilët shërbimet shëndetësore i marrin në këtë QKMF. /InfoKomuna/