Nis pastrimi i kanalizimit atmosferik në rrugën “Xhelal Hajda” në Rahoveci

RahovecPostuar: 11:25 / 27.10.2017

Problemet të cilat janë paraqitur në rrugën “Xhelal Hajda” në qytetin e Rahovecit me bllokimin e kanalizimit atmosferik, sa herë që ka pasur të reshura shi-borë më nuk do të ketë, pasi që përmes projektit ”Intervenime emergjente në infrastrukturë”, është duke u punuar në pastrimin e gypit në pjesët ku ka qenë i bllokuar.

Për pastrimin e kanalizimit atmosferik, Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike shprehet se përmes projektit ”Intervenime emergjente në infrastrukturë”, janë duke vazhduar punimet në pastrimin e kanalizimit atmosferik në rrugën “Xhelal Hajda” në qytetin e Rahovecit nga pompa e derivateve “ LAB Oil” deri tek stacioni i autobusëve.

Me këtë mund të them se pas pastrimit të gjithë  gypit do të evitohet, problemet të cilat kanë ardhur si pasoj e bllokimit të këtij gypi. /InfoKomuna/