Qytetarët e tri fshatrave të Rahovecit kërkojnë infrastrukturë rrugore

RahovecPostuar: 13:20 / 24.08.2017

Në fshatrat Çifllak, Dobidol dhe Polluzhë të Komunës së Rahovecit u mbajt takim me qytetarë për përgatitjen e buxhetit për vitin 2018 dhe Kornizës afatmesme 2019/2020, dëgjimet publike janë duke u organizuar nga Komiteti për Politik dhe Financa, në bashkëpunim me kryetarët e fshatrave dhe lagjeve.

Kryesuesi i KPF, Nahit Elshani ka thënë se ne si Komitet për vitin e katërt me radhë jemi duke mbajtur dëgjime publike me qytetar dhe OJQ-të dhe me komunitetet tjera që jetojnë në Komunën e Rahovecit dhe për çdo vit kemi marrë kërkesa nga ju dhe më pas këto kërkesa sipas mundësive buxhetore kanë hy në buxhetin e Komunës.

Për buxhtin dhe shpërndarjen e tij ka folur Lulzim Sylejmani, drejtor për Buxhet dhe Financa duke thënë se buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2018 është 13 milion 444, 770 euro i shpërndarë në këto kategori: Paga dhe mëditje 7 milionë 043,260 euro, Mallra dhe shërbime 1 milionë 563,385, Shpenzime komunali 250 mijë 500 euro, Subvencione dhe transfere 191 mijë 322 euro, Investime kapitale 4 milionë 396,403 euro.

Sylejmani ka thënë poashtu se nga viti në vit kemi rritje të buxhetit Komunal dhe sigurisht që me rritjen e buxhetit, rritet mundësia për realizimin e kërkesave të cilat vijnë nga ju.

Muhamet Behra, Drejtor për Shërbime Publike u tha banorëve të cilët ishin të pranishëm se është punuar në të tri fshatrat por që ka ende punë për tu bërë si në rregullimin e ujit të pijes, kubëzimin e rrugëve dhe rregullimin e kanalizimit.

Kërkesat e qytetarëve kishin të benën me kubëzimin e rrugëve, mirëmbajtjen e rrugëve të dëmtuara, rregullimi me zhavorr i rrugëve fushore dhe rregullimi i kanalizimit./InfoKomuna/