Rahovec: Përurohet objekti i ShFMU "Mustafë Ibishi" në fshatin Kramovik

RahovecPostuar: 13:52 / 08.12.2017

Në fshatin Kramovik të Komunës së Rahovecit është përuruar sot objekti i ri i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Mustafë Ibishi”, investim nga buxheti komunal. Në përurimin e objekti të shkollës kanë marrë pjesë Idriz Vehapi, Kryetar i Komunës së Rahovecit, mësimdhënës, nxënës dhe banor të fshatit Kramovik-Mrasor, njofton InfoKomuna.

Në fjalën tij të mbajtur në ceremoninë e përurimit të objekti të shkollës, Idriz Vehapi, Kryetar i Komunës së Rahovecit është shprehur se sot është një ditë e veçantë për të gjithë ne që jemi këtu për faktin se inauguruam një objekt shkollor i cili e ka misionin e shenjtë, i cili do të përgatit kuadro për shtetin e Kosovës dhe do të përgatit kuadro për të gjitha profilet, sepse të gjithë e dimë se zhvillimi i një shoqërie rrënjët i ka në arsim cilësor. Vehapi gjithashtu tha se në si qeverisje komunale, kemi bërë të pamundurën që të punojmë edhe në fushën e arsimit me qëllim ofrimin e kushteve, më të mira për mësimdhënësit dhe nxënësit në gjithë territorin e Komunës.

Drejtori i ShFMU “Mustafë Ibishi”, Ramiz Berisha ka thënë se mësimdhënësit e  shkollës sonë edhe pse në objekt jo adekuat për shkollë nxënësit tanë kanë arritur që të tregojnë rezultate të mëdha. Me rregullimin e objekti të ri të shkollës, na janë ofruar kushte më të mira dhe për këtë e falënderoj Kryetarin e Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, i cili ka ndarë mjetet financiare për ndërtimin e objektit të ri.

Ndërtimi i objekti të ri të shkollës, buxhetit të Komunës së Rahovecit i ka kushtuar 569 mijë e 859.20 euro.
/InfoKomuna/