Rahovecasit lirojnë hapësirat private për zgjerimin e rrugës

RahovecPostuar: 13:46 / 04.09.2017

Dhjetëra familje të fshatit Rahovicë të Ferizajt kanë liruar hapësirat e tyre private për zgjerimin e rrugës kryesore të fshatit,shkruan sot Koha Ditore.

Madje në këtë rrugë kryesore e cila lidhet me fshatin Mirash janë liruar edhe dhjetëra hapësira publike të cilat janë uzurpuar para 30 vjetësh.

Për rrënimin e disa mureve në fshatin Rahovicë, Komuna e Ferizajt ka kontraktuar një kompani e cila gjatë këtyre ditëve është duke punuar me intensitet të lartë me qëllim që procedurat për asfaltimin e rrugës të nisin brenda një të ardhme të afërt./KohaDitore/