Rrahen për borxh, lëndohen tre persona

RahovecPostuar: 10:59 / 20.10.2017

Një rrahje mes pesë personave ka ndodhur në fshatin Ratkoc të Rahovecit pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi.

Policia njofton se si pasojë tre nga ta kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.