120 punonjës spitali marrin paga pa punuar

ShtërpcëPostuar: 10:46 / 15.07.2016

Subjekti opozitar lëvizja “Vetëvendosje”, dega në Shtërpcë, ka akuzuar Komunën dhe Ministrinë e Shëndetësisë për shpërdorim të parasë publike derisa në Spitalin Rajonal të Shtërpcës prej disa vjetësh marrin paga 120 mjekë, infermierë, punëtorë teknikë, dhe stafi menaxhues pa punuar fare, shkruan sot Koha Ditore.

Objekti i këtij spitali dhe disa objekte të tjera përcjellëse janë finalizuar prej më shumë se 3 vjetësh në bazë të kritereve të paketës së Ahtisaarit për komunat me shumicë serbe, ndërkaq ende ky spital nuk e ka nisur punën për t’u shërbyer qytetarëve të kësaj komune.