Komuna e Shtërpcës dhe UNDP-ja nesër lansojnë "Paktin territorial të punësimit"

ShtërpcëPostuar: 14:55 / 11.09.2017

Komuna e Shtërpcës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) nesër do të lansojnë Paktin Territorial të Punësimit.

Ngjarja, e cila është pjesë e projektit InTerDev 2, e financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, do të lansojë Paktin Territorial për Punësim në komunë, si dhe do të formalizojë kontributin financiar të komunës në këtë Pakt, transmeton InfoKomuna.

Paktet Territoriale të Punësimit (PTP) që janë implementuar përmes projektit INTERDEV 1 janë treguar të suksesshme në komunat partnere, duke përmirësuar gjenerimin e të të ardhurave dhe krijimin e vendeve të punës në nivel lokal, duke përmirësuar udhëheqjen komunale, reagimin ndaj nevojave të komuniteteve të tyre dhe bashkëpunim me sektorin privat dhe shoqërinë civile.

Në përgjithësi, gjenerata e dytë e PTP në Shtërpcë do të ndikojë në mbi 200 banorë në komunë gjatë dy viteve e gjysmë të ardhshme duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësi të reja, të gjejnë punë, ose të rrisin prodhimin bujqësor dhe të gjenerojnë më shumë të ardhura financiare për familjet e tyre.

Projekti INTERDEV 2 promovon në mënyrë aktive fuqizimin e grave, të rinjve dhe personave në rrezik që të lihen pas me mundësi për punësim, zhvillim të aftësive dhe ndërmarrësi rurale./InfoKomuna/
 
 

ShtimeKomente: 0 Siguria e përgjithshme në shkolla të Shtimes, e mirë dhe stabile 15:08 / 23.04.2018 Duke ditur rëndësinë që ka siguria e përgjithshme në institucionet edukativo-arsimore, me kërkesë të drejtorit të Arsimit, Mensur Neziri, sot është mbajtur mbledhja e përbashkët me kryetarët e Këshillave Drejtues të Shkollave (KDSh), drejtorët e institucioneve...
VushtrriKomente: 0 Vushtrria liron hapësirat publike në shesh që shfrytëzohen nga bizneset 16:20 / 23.04.2018 Në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve, të drejtuar nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, Komuna e Vushtrrisë sot ka marr vendim që në tërë Sheshin e qytetit të Vushtrrisë, nga Parku i qytetit e deri në fund të Sheshit të bëhet lirimi i...
PrishtinëKomente: 0 Sot mbyllen tri rrugë në Prishtinë! 11:08 / 23.04.2018 Gjatë ditëve të kaluara, rrugët në Prishtinë ishin bllokuar herë njëra herë tjetra, për zhvillimin e punimeve të ndryshme.