Rruga për në Brezovicë, e pakalueshme

ShtërpcëPostuar: 19:40 / 15.01.2017

Brezovica të dielën ka qenë e paqasshme për shumë qytetarë të Kosovës, që ishin drejtuar për ta kaluar ditën e vikendit.

Relaksimin dhe mundësitë e skijimit për ta i ka pamundësuar rruga, e cila ka qenë e pakalueshme, raporton KTV.

Kolona e veturave që ua kishin mësyrë maleve të Sharrit për ta kaluar vikendin, kishte arritur në rreth tri kilometra, për shkak të ngricave të krijuara nga reshjet e borës.

Madje, gjendja e rënduar e rrugës u solli shumë telashe vozitësve.

Kështu, demantohet një komunikatë e lëshuar gjatë ditës së diel nga Ministria e Infrastrukturës se në gjithë vendin tonë rrugët janë të kalueshme dhe se ekipet mbështetëse dhe kompanitë e kontraktuara nga ajo vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie, duke monitoruar, mirëmbajtur dhe pastruar rrugët.

As gjatë ditës nuk u vërejt ndonjë makineri për mirëmbajtjen e rrugëve që kalonte deri lart.

E me gjithë vështirësitë për të shkuar me veturë, vizitorë të shumtë po ia mësynin Brezovicës në këmbë.

Me gjithë këto vështirësi për të arritur atje, Brezovica gjatë tërë kohës po vazhdon të mbetet atraksion për qytetarë e turistë të ndryshëm.

LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...