Shtime, stërvitje shkollore për vetëdijesim dhe mbrojtje nga termetet

ShtimePostuar: 12:26 / 13.05.2019

Me qëllim të zvogëlimit të rreziqeve nga termetet, Agjencia e Menaxhimit Emergjent e përkrahur nga Ministria e Brendshme për Emergjenca (AFAD) e Republikës së Turqisë, ka bërë stërvitjen shkollore me simulator të improvizuar në një kamion në Komunën e Shtimes.

Përmes këtij aktivieti, u bë stërvitja praktike e nxënësve me simulator, që kishte për synim sensibilizimin, njohjen dhe përgatitjen e nxënësve se si duhet të sillen dhe të mbrohen në rastet e tërmeteve.

Ky aktivitet është organizuar në oborrin e Shkollës së Mesme të Ulët “Emin Duraku” në Shtime, ku ishin të pranishëm: drejtori i Shërbimeve Publike, Halil Halili, drejtori i Arsimit, Mensur Neziri, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Labinot Beqa, drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Lumni Amrushi, përfaqësuesi i policisë së Shtimes, rreshteri Nexhmedin Ahmeti, komandanti i Njësitit Profesional për Zjarrfikje dhe Shpëtim (NjPZSH), Bajram Gashi, përgjegjësi për Siguri dhe Emergjencë, Skënder Dauti, drejtori i shkollës nikoqire, Labinot Rexhaj dhe zyrtarë të tjerë. /InfoKomuna/

PodujevëKomente: 0 Memoriali "Shqiponja" ngritet në Podujevë 14:22 / 19.06.2019 Në 20-vjetorin e çlirimit të Podujevës, është përuruar memoriali “Shqiponja” te rrethi rrotullimi i rrugës Prishtinë – Merdare”, në Podujevë.