Administrata komunale në Shtime me orar të ri të punës

ShtimePostuar: 12:10 / 16.04.2020

Pas masave të fundit të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19, kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli mori vendim që të ndryshohet orari i punës për punëtorët e administratës komunale.

Kështu që nga data 15.4.2020 orari i punës për stafin e reduktuar të administratës komunale do të jetë me orar të plotë prej 8:00 deri në 16:00.

Njëkohësisht ju bëjmë me dije se administrata komunale do të ofrojë vetëm shërbime të domosdoshme për qytetarë. /InfoKomuna/