Aksion pastrimi në komunën e Shtimës

ShtimePostuar: 14:11 / 27.11.2018

Let’s Do It ka njoftuar se në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot do të mbahet aksion pastrimi në Komunën e Shtimes.

Aksioni fillon në hapësirën te Qendra Rinore, ndërsa përveç ekipit të Let’s Do It, do të marrin pjesë edhe kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli dhe zyrtarë tjerë komunal, si dhe zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Mbeturinat e grumbulluara do të largohen nga NRM “Pastërtia”, ndërsa aksioni do të vazhdojë gjatë javës në këtë Komunë për largimin e deponive të identifikuara.