Certefikohen fermerët e komunës së Shtimës

ShtimePostuar: 16:21 / 27.09.2018

Sot u çertifikuan 6 fermer të komunës së Shtimes me çertifikata Teknik i Blegtorisë, niveli i III sipas AKK (Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve), njofton InfoKomuna.

Falë bashkëpunimit të Komunës së Shtimes, Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik – Sektorit për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe OJQ-së IADK (Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës) prej shumë projekteve të përbashkëta sot u çertifikuan 6 fermer të komunës sonë dhe morën titullin Teknik i Blegtorisë, niveli i III sipas AKK (Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve).

Trajnimet intensive kanë zgjatur 3 muaj në fushën e blegtorisë, Gjatë këtyre trajnimeve fermerët pos mësimeve teorike kanë përcjellë edhe punën praktike në teren./InfoKomuna/