Grabitet pompa e derivateve në Shtime

ShtimePostuar: 13:17 / 21.08.2017

Policia njofton se dy viktima meshkuj K/Shqiptar punëtorë në një pompë të derivateve, kanë raportuar se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës së zjarrit i kanë grabitur rreth 700 € para.

Të dyshuarit gjatë grabitjes kishin rrahur njërin nga viktimat dhe gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes ështëgjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. 

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të dielen në Shtime në ora 05:56, raporton InfoKomuna. 

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.