Komuna dhe GIZ-i bashkëpunojnë për fushën e mjedisit në Shtime

ShtimePostuar: 12:01 / 14.05.2018

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në komunën e Shtimes, Halil Halili, dhe zyrtarja për Mjedis, Albulena Emini sot kanë zhvilluar një takim pune me Vjollca Linani-Xhemajli përfaqësuese e GIZ-it.

Temë e takimit ishte bashkëpunimi në fushën e mjedisit, menaxhimit të grumbullimit të mbeturinave rreth hartimit të planeve operative të Komunës në fushën e grumbullimit të mbeturinave, përcaktimit të tarifave duke kalkuluar kostot reale të shpenzuara dhe fondin për ndarje të mbeturinave.

Gjithashtu është diskutuar edhe draft marrveshja e Memorandumit të mirëkuptimit i cili pritet të nënshkruhet nga Kryetari i Komunës Naim Ismajli dhe Kai Hofman, menaxher i Programit të GIZ-SMS. /InfoKomuna/