Komuna e Shtimes me marrëveshje bashkëpunimi për efiçiencë të energjisë

ShtimePostuar: 13:05 / 06.02.2020

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli i shoqëruar nga drejtori për Shërbime Publike, Halil Halili dhe zyrtarin për efiçiencë të energjisë në këtë Komunë, Gojart Bajrami, kanë pritur në takim përfaqësuesen e projektit Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë (SEEK), Luljeta Hoxha Osmani.

Me këtë rast kryetari Ismajli ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi për projektin “SEEK - Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë”, shkruan InfoKomuna.

"Ky projekt është i shumë pritur nga që synon të zvogëlojë konsumin e energjisë elektrike në sektorin e banimit duke u zbatuar me subvencione dhe stimulime të tjera për ekonomitë familjare, jam i lumtur që po arrijmë për të investuar edhe në këtë drejtim, pra në masa të efiçiencës së energjisë", ka theksuar ai.

"Gjithashtu ky projekt synon të sigurojë stimulime në formën e grandeve për konsumatorët e energjisë në sektorin rezidencial për të investuar në përmirësimet e efiçiencës së energjisë si dhe për të zvogëluar konsumin e energjisë”, ka thënë ai. /InfoKomuna/

 

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.