Komuna shpërndan kontejner në fshatin Carralevë

ShtimePostuar: 15:08 / 12.04.2018

Në kuadër të angazhimeve për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mjedisit, sot Drejtoria e Shërbimeve Publike, së bashku me K.R.M. “Pastërtia” Sh.A, njësia në Shtime kanë filluar me shpërndarjen e kontenjerëve për vendosjen e mbeturinave në fshatin Carralevë.

Përfshirja e vendbanimeve në rrjetin e grumbullimit të mbeturinave është një ndër prioritetet e drejtoris, sipas Planit për Menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Shtimes dhe këto angazhime do të vazhdojnë. /InfoKomuna/