Nis ndërtimi i rezervarit për ujë të pijshëm për tri fshatra të Shtimes

ShtimePostuar: 11:52 / 05.10.2017

Për tri fshatra të Shtimes ka filluar projekti për ndërtimin e rezervarit për furnizimin me ujë të pijshëm, ndërsa për të përuruar punimet ishte edhe kryetari i Komunës Naim Ismajli, transmeton InfoKomuna.

Fshatrat Zborc, Belinc dhe Carralevë janë përfitues të këtij projekti, ndërsa me këtë projekt parashihet ndërtimi i rezervoarit, hapësira për vendosjen e pompave dhe klorizimin e ujit, si dhe rrjetin e nevojshëm për të hyrë në funksion ky sistem.

Në projekt është i paraparë edhe vendosja e ujëmatësve digjital në të tri fshatrat, kontraktuar nga NNP “Diamanti”, investitor CDI, ndërsa menaxhimin e kontratës do ta bëjë Kompania Rajonale Ujësjellësit “Prishtina”.

Ky projekt pritet të përfundojë brenda 30 ditëve. /InfoKomuna/