Nis rregullimi i kanalit atmosferik në rrugën "Skender Salihaj" në Shtime

ShtimePostuar: 12:49 / 10.04.2018

Kanë filluar rregullimet e kanalit atmosferik në rrugën “Skender Salihaj” në Shtime. Projekt ky i cili do të realizohet nga kompania N.T.P. “Ardhmëria” Shtime.

Sipas njoftimit të komunës së Shtimes, çmimi total për rregullimin e këtij kanali atmosferik është 45.094.80€.

Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e gjendjes së qytetarëve në këtë zonë banimi. /InfoKomuna/