Nis rregullimi i kanalizimit në rrugën "26 Korriku" në Zborc të Shtimes

ShtimePostuar: 11:14 / 26.09.2018

Komuna e Shtimes njofton se ka filluar rregullimin e kanalizimit në rrugën “26 Korriku” në fshatin Zborc të kësaj komune.

"Në komunën e Shtimes po vazhdojnë shumë punë në investime dhe përmirësimin e jetesës së qytetarëve", thuhet në njoftimin e Komunës së Shtimes. /InfoKomuna/