Projekt për përkujdesje familjare në Shtime

ShtimePostuar: 10:02 / 31.07.2017

Drejtoria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale (DSHMS ) në Shtime ka hartuar projektin për ofrimin e shërbimeve për personat pa përkujdesje familjare.

Për ofrimin e këtyre shërbimeve shëndetësore dhe sociale DSHMS-ja ka kontraktuar OJQ ” Caritas Kosova“, përmes procedurave të rregullta të prokurimit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Qëllimi i këtij projekti është të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit dhe të cilësisë së jetesës të personave të moshuar, personave me aftësi të kufizuar pa përkujdesje familjare dhe të të sëmurët e tjerë që për arsye të ndryshme nuk janë në gjendje të kujdesen për mirëqenien e tyre, sidomos në mungesë të kujdesit familjar, duke u ofruar shërbime bazë për lehtësimin e jetës së tyre të përditshme dhe përmirësimin e mirëqenies shëndetësore dhe sociale.