Shtimja fituese e garës për mjedis të pastër

ShtimePostuar: 10:19 / 02.11.2017

Komuna e Shtimes këto ditë ka fituar shpërblimin për kriteret e qasjes dhe indikatorëve të performancë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor (MMPH) dhe Ministria e Administratës të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane në garën për Mjedis të Pastër.

Kjo garë është një skemë e granteve e bazuar në performancë dhe me qëllim të përmirësimit të shërbimeve komunale për menaxhimin e mbeturinave, raporton InfoKomuna.

Skema ofron stimulim për 16 Komuna për të përmirësuar qeverisjen e tyre, zgjeruar ofrimin e shërbimeve, rritur inkasimin dhe për t’i eliminuar deponitë e egra ilegale.

Kryetaret e komunave dhe komunat e tyre kanë pas mundesinë që nga data 15.02.2016 të punojnë në kriteret për të arritur donacionin nga GIZ- Gjerman, njoftoi drejtoresha e drejtorisë për Shërbime Publike, Ardiana Gashi. /InfoKomuna/