Shtimja shënon Ditën Ndërkombëtare të Tokës

ShtimePostuar: 13:12 / 22.04.2018

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli i shoqëruar nga drejtorët komunalë, drejtues të institucioneve, zyrtarë të lartë komunalë, i janë bashkangjitur aksionit t’i përkushtohemi mjedisit "Toka është jeta vet". Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe komandanti i Policisë, OJQ-të vendore, përfaqësues të Bankës Mikro Financiare "Finca" si dhe vullnetarë të rinj shtimjan.

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka thënë se "jemi dalë sot për të shënuar këtë ditë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, me këtë aktivitet simbolik duke filluar me sheshin e 'UÇK'-së, me mbjelljen e luleve".

"Ky aktivitet tregon përkushtimin e gjithë ekzekutivit dhe administratës komunale me platformën tonë qeverisëse sa i përket politikave mjedisore, pikërisht përmes mbrojtjes së ambientit tonë jetësor dhe zbatimit të këtyre politikave. Ky aksion do të vazhdoj dhe do të ketë vazhdimisht aktivitete të tilla mjedisore", tha ai. /InfoKomuna/