Si të plotësohet fletëvotimi për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal?

Postuar: 12:43 / 25.09.2017

Për Zgjedhjet Lokale janë dy fletëvotime, një për Kryetar të Komunës i cili do të ketë ngjyrë të verdhë dhe një për Kuvend Komunal i cili do të ketë ngjyrë të kaltër.

Hapi 1 Pasi të hyni në kabinën e votimit, sigurohuni që fletëvotimet janë të vulosura. 

Hapi 2 Në fletëvotimin për Kryetar Komune, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të shënjoni vetëm një kandidat.

Hapi 3 Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, në anën e majtë të tij, ju duhet të shënjoni vetëm një subjekt politik, kurse në anën e djathtë të fletëvotimit duhet të shënjoni vetëm një kandidat.

Për të mbrojtur fshehtësinë e votës, paloseni fletëvotimet para se të largoheni nga kabina.