Diskutojnë për ndalimin e mihjeve ilegale në Skënderaj

SkënderajPostuar: 12:19 / 25.04.2018

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, priti në takim Drejtorin, Ramiz Krasniqi, së bashku me kryeinspektorin, Fatmir Gërguri, të dy nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunim të ndërsjellë për ndalimin e operimeve ilegale në Komunën e Skënderajt.

Kryetari Jashari, shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit.

Në fund, e nderuan kryetarin Jashari me një dhuratë simbolike, simbol i resurseve të Kosovës. /InfoKomuna/