Funksionalizohet sistemi i ujësjellësit në fshatin Kryeshefc të Skenderajt

SkënderajPostuar: 10:17 / 31.08.2018

Është lëshuar në funksion ujësjellësi në fshatin Kryshefc të Skenderajt, në rrjetin e të cilit janë lidhur 100 shtëpi.

Sipas Murat Mehmetit, zyrtar në Drejtorinë për Shërbime Publike të Komunës së Skenderajt, pas 3 muajve punë sistematike, ku është instaluar sistemi i gypave primar që në fshatin fqinj, Polac, për të vazhduar më pas instalimin individual të shtëpive në rrjetin e ujësjellësit, është finalizuar ky projekt, të cilin e ka mbështetur Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Luksemburgut – Lux Dev.

Në sistemin e ujësjellësit nuk janë lidhur edhe dy lagje të fshatit Kryeshefc, për shkak të buxhetit të limituar, por edhe për shkak të konfiguracionit të lagjeve.

Megjithëkëtë, mbetet që në një të ardhme shumë të afërt edhe këto dy lagje të përfshihen plotësisht në rrjetin e ujësjellësit, pasi mundësia për kyçje tani është më e lehtë më sistemin e instaluar të ujësjellësit në fshat, theksohet në njoftimin e Komunës së Skenderajt.