Humb jetën 15 vjeçarja në aksident trafiku në Tërnoc të Skënderajt

SkënderajPostuar: 12:45 / 15.12.2017

Një vajzë 15 vjeçare ka mbetur e vdekur pas një aksidenti në komunikacion.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 në magjistralen Skënderaj-Mitrovicë, në fshatin Tërrnoc.

Një veturë ka goditur disa nxënës ku si pasojë ka humbur jetën vajza 15 vjeçare, dhe një tjetër ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja Fexhrije Pllana.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe detaje të tjera do të bëhen të ditura me kohë.