Jashari inspektoi punimet në rrugët lokale në fshatin Polac

SkënderajPostuar: 17:06 / 07.05.2018

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtoreshën e Urbanizmit, Sanije Ahmeti, ka inspektuar punimet që janë duke u zhvilluar në trasimin e rrugëve lokale në fshatin Polac dhe së shpejti do të fillojë edhe asfaltimi i këtyre rrugëve.

Gjatë inspektimit të punimeve, Kryetari Jashari, theksoi se “të gjitha projektet që janë duke u realizuar në Komunën e Skenderajt do të realizohen me kualitet dhe sipas standardeve të parapara në planet implementuese". /InfoKomuna/