Kryetari Jashari priti në takim dy konsullët në Shtutgart

SkënderajPostuar: 12:07 / 14.05.2018

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, priti në takim, Besnik Miftaraj dhe Arjan Kashtanjeva, të dy konsull në Shtutgart të Gjermanisë.

Gjatë këtij takimi ndër të tjera u diskutua për vizitën që do t'a bëjë një delegacion nga Landi Baden- Württemberg në Qendrën e Kompetencës në Skenderaj.

Ku gjatë kësaj jave në Skenderaj do të qëndrojnë dy profesorë shkencorë, të cilët do të mbajnë trajnim me fokus në fushën e didaktikës dhe praktikës.

Si dhe do të bëhet dorëzimi i certifikatave për 6 profesorët e Skenderajt. Këto certifikata janë të lëshuara nga Akademia e Landit, e cila bënë kualifikimin e arsimtarëve profesional në Baden-Württemberg. /InfoKomuna/