Kryetari Lushtaku viziton QKMF-në në Skenderaj

SkënderajPostuar: 10:36 / 12.07.2017

Me rifillimin e punës në krye të Komunës së Skenderajt, Kryetari Sami Lushtaku menjëherë ka nisur aktivitetin e tij në fusha të ndryshme, sidomos në realizimin e projekteve kapitale në interes të qytetarëve të Skenderajt.

Kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku i shoqëruar nga Nënkryetari Fadil Nura sot ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.

Kryetari Lushtaku, pasi ishte vizita e parë në këtë institucioni pas lirimit nga paraburgimi dhe shpalljes i pafajshëm, e ka uruar stafin e QKMF-së për ndërtimin e objektit të ri, duke kërkuar në të njejtën kohë ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Takimet me stafin mjekësor dhe me pacientët ishin shumë miqësore të shoqëruar ne urime për lirimin e z. Lushtaku.

Stafi udhëheqës i QKMF-së, mejkët dhe infernierët me këtë rast e kanë uruar z. Lushtaku me rastin e lirimit të tij dhe kthimit në punë në drejtimin e Komunës.

Z. Lushtaku u shpreh i kënaqur me ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së, duke theksuar se i njejti do të mundësojë ofrimin e shërbime profesionale shëndetësore për qytetarët e Skenderajt.

Gjatë kësaj vizite Nënkryetari Fadil Nura e ka informuar Kryetarin Lushtaku me rrjedhën e realizimit të projektit si dhe me mundësitë që ofron ky objekt me satandare evropiane.